Dita nis me vranësira, si do të mbajnë temperaturat

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta mbizotërojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës duke sjellë shira të izoluar në skajin verior.

Por por pjesa e dytë e ditës largon vranësirat nga i gjithë territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 3.09.2020 06:14