Pack: Rama po pengon vizat e anetaresimin ne BE
Albeu.com
Eurodeputetja Doris Pack ka rishprehur sërish shqetesimin për situatën politike në Shqiperi. Sipas saj Edi Rama me sjelljen e tij të pakuptueshmepo pengon heqjen e vizave dhe anëtarësimin e vendit në BE.Në një intervistë për median shqiptare në Kroaci ku zonja Pak ishte ftuar në universitetin e Zagrebit, Eurodeputetja u shpreh se « brenda Partisë Socialiste duhet të ngrihen zërat kundër lëvizjeve të fundit të Ramës pasi ajo që Kryetari i Partisë Socialiste po bën nuk është në interesin e vendit. "Është fatkeqësi e vërtetë në një vend modern që një udhëheqës i një partiepolitike të mbajë peng një vend të tërë dhe partinë e tij. Brenda Partisë Socialiste është e nevojshme që të fillojë një lëvizje për t'i treguar liderit të PS-së që rruga që ai ka zgjedhur nuk është ajo për të cilën vendi ka nevojë. Situata e krijuar nuk mund të zgjidhet në rrugë, por vetëm në parlament, kjo duhet të jetë e qartë" - u shreh Eurodeputetja Pack.

Pack ka bërë me dije se një qëndrim te tillë ia ka bërë të ditur edhe kryeministrit Berisha me të cilin është takuar në Zagreb gjatë takimit të BERZH.
Shtuar më 14/05/2010, ora 15:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori