Pack: Misioni EULEX vepron ne baze te planit te Ahtisarit
Pëlqej
Albeu.com
Në një deklaratë për mediat serbe, Pack ka thënë se misioni EULEX vendoset në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244, mirëpo puna e këtij misioni “bazohet në planin e Ahtisaarit”- ka theksuar.Deputetja e Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack deklaroi se misioni EULEX duhet të veprojë në bazë të planit të Martti Ahtisaarit. Në një deklaratë për mediat serbe, Pack ka thënë se misioni EULEX vendoset në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244, mirëpo puna e këtij misioni “bazohet në planin e Ahtisaarit”- ka theksuar.

Pack tha se EULEX para se të gjithash është edhe në interes të vetë Serbisë dhe serbëve që jetojnë në Kosovë, dhe kjo është arsyeja që sipas saj duhet të arrihet një marrëveshje.

Ajo ka thënë se pret që misioni i Bashkimit Evropian të vendosen në Kosovë në muajin dhjetor.
Shtuar më 07/11/2008, ora 21:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori