Pack: Me nuk ka arsye per mosnjohje
Albeu.com
Eurodeputetja nga Gjermania, Doris Pack, e njohur si luftëtare e angazhuar për të drejtat e kosovarëve, pas vendimit të GJND – së, tha se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, se nuk është në ...... kundërshtim as me rezolutën 1244 të KB-ve, e as kundër kornizës kushtetuese. Duke u prononcuar për mediat në Bruksel, ajo shtoi se më nuk ka asnjë arsye për mosnjohjen e Kosovës.

“Me vendimin e sotëm të GJND-së janë shterur arsyetimet për mosnjohje. Pres që tash e tutje të shtohen shumë njohjet e pavarësisë së Kosovës”, tha ajo
Shtuar më 23/07/2010, ora 01:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori