Pack me kritika per vendet e BE-se qe s'kane njohur Kosoven
Albeu.com
Në dy vjetorin e pavarësisë së Kosovës, eurodeputetja Doris Pack kritikoi vendet e Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
"Nëse do të ishim më të bashkuar në këtë pikë, atëherë ne do të përparonim më shumë", theksoi ajo. Në të njëjtën kohë, Pack mbrojti punën e misionit të BE-së, EULEX.
"Pas një pranie 10-vjeçare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, EULEX-i ka filluar një punë që nuk është e lehtë", tha anëtarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian.
''EULEX-i po punon në të gjitha fushat, por jo në të gjitha këto fusha punët po ecin si duhet", theksoi Pack.

Edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek kërkoi sot që vendet e mbetura në BE të njohin Kosovën. Lunacek, vlerësoi se gjatë vizitës së ardhshme në Beograd, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton duhet të sqarojë se inkuadrimi i Serbisë në BE nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovën.
"Është koha që pesë anëtaret e BE-së ta shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i ndarë i Unionit nuk është i dobishëm për politikën koherente evropiane të Kosovës, për shembull në veri të vendit", theksoi Lunacek.(MIA)
Shtuar më 18/02/2010, ora 05:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori