Pack: EULEX nuk eshte neutral!
Pëlqej
Albeu.com
Kryetarja e Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Doris Pack tha se EULEX-i s’është i paanshëm, pasi është në anën e qytetarëve ...... që jetojnë në Kosovë, ndërsa shtoi se EULEX i nuk është në Kosovë për të pranuar apo jo pavarësinë, pasi kjo varet nga shtetet individualisht.

Pyetjes nëse BE ja ka ndonjë linjë të kuqe që nuk duhet kapërcyer gjatë bisedimeve me Kosovën, Serbinë dhe OKB-në, Pack ka deklaruar: "Linja e kuqe është se EULEX-i duhet të shpërndahet në të gjithë Kosovën dhe të përmbushë objektivat që ia kemi vënë, pasi janë në pyetje paratë e taksapaguesve tanë".

Ajo ka përsëritur se "EULEX-i është aty për gjithë vendin dhe nuk mund të ketë ndarje brenda vendit sa i përket vendosjes së këtij misioni". Sipas euro-deputetes

Pack theksoi se problemi qëndron se serbët e Kosovës e dëgjojnë shumë Beogradin dhe se ende është në fuqi Rezoluta 1244 dhe askush nuk mund ta mohojë një fakt të tillë. "Në këtë kuptim duhet të gjejmë një urë lidhëse mes realitetit të Kosovës së pavarur dhe objektivave të 1244. Kjo duhet bërë me ndihmën e OKB-së, derisa edhe BE-ja është e përfshirë në bisedime"-deklaroi Pack.

Ajo beson se EULEX i në dhjetor do të fillojë të jetë funksional në gjithë Kosovën, ndërkohë shpreson që mosmarrëveshjet të gjejnë zgjidhje deri në fund të nëntorit. "Unë nuk jam e përfshirë në negociata, por e di se po zhvillohet një dialog konstruktiv", tha Pack.
Shtuar më 13/11/2008, ora 15:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori