Pack deputeteve shqiptare: Mos e teproni me makinat
Albeu.com
Në një prononcim për mediat, kryetarja e delegacionit europarlamentar për Ballkanin, theksoi se "është shumë e veçantë që deputetët të kenë makina personale”.Europarlamentarja Doris Pack vlerëson nismën e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për të reduktuar makinat e deputetëve dhe shoferët personalë. Në një prononcim për mediat, kryetarja e delegacionit europarlamentar për Ballkanin, theksoi se "është shumë e veçantë që deputetët të kenë makina personale”.
“Një gjë e tillë nuk ekziston në asnjë vend të botës. E kam diskutuar këtë para disa kohësh, por më thanë që në Shqipëri ka shumë distanca dhe nuk ka mundësi e mjetë për transportin zyrtar", ka thënë ajo.

Sipas saj, çdo ligjvënës të ketë një makinë e një shofer në dispozicion, është një rast më se special. "Nëse duam të luftojmë korrupsionin, ai duhet luftuar mbi të gjitha në nivelin e politikanëve, sepse janë ata që vendosin dhe ata s'mund të gjejnë përjashtime kur bëhet fjalë për interesat e tyre vetjake", theksoi Pack.

Brenda të njëjtit kontekst, ajo merr si shembull rastin e Parlamentit Evropian, kur vë në dukje se "ne herë pas here kemi në dispozicion një autobus. I vogël ose jo, kjo varet nga numri i kolegëve që transportohen në atë moment për të shkuar në aeroport, për shembull. Por kjo, jo për të treguar se si duhet vepruar në Shqipëri. Parlamenti shqiptar duhet të ketë një shërbim të posaçëm për transportin, me qëllim që t'u vijë në ndihmë deputetëve nëse duhet të lëvizin për ato vendeve ku në këmbë nuk mund të shkojnë dot. Por e përsëris, se çdokush me makinë, kjo është shumë e ekzagjeruar", përfundon Pack.

Pak ditë më parë, shefi i qeverisë shqiptare, Sali Berisha propozoi në mbledhjen e qeverisë kufizimin e privilegjeve të ligjvënësve, duke u fokusuar kryesisht tek heqja e makinave dhe shoferëve që u vihen në dispozicion nga shteti. Sipas kryeministrit, kjo nismë duhet votuar në kuadrin e luftës kundër korrupsionit. (G. Shqiptare)
Shtuar më 27/10/2008, ora 17:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori