Pacientët ankohen për spitalin në Shkodër
Të sëmurët presin me orë të tëra në spitalin rajonal të Shkodrës, ku edhe pasi u vjen radha përballen me mungesë medikamentesh.

Të ardhur edhe nga zona të thella malore të këtij qarku banorët shprehin iritim për situatën që krijohet çdo ditë, ku edhe pse janë me probleme te renda shëndetësore ata nëpërkëmben ndërsa lëshojnë akuza drejt administratës, drejtuesve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan tch.

Drejtoresha e spitalit Teuta Rrjolli nuk ka preferuar të flasë për mediat mbi arsyet e këtyre sorollatjeve të pacienteve teksa thotë se do t’u përgjigjet ankesave që janë të depozituara me shkrim.
Shtuar më 21/03/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori