Pa shume zhurme vendosen dy bustet e para te projektit "Shkupi 2014"
Albeu.com
Në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e qytetarëve, në orët e hershme të së dielës, Qeveria ka ndjekur dhe organizuar transportin e dy përmendoreve të para që u vendosën në sheshin e Shkupit në të dyja anët e Urës së Gurit.
Përmendoret e dy revolucionarëve maqedonas Goce Dellçev dhe Dame Gruev janë sjellë nën përkujdesjen e madhe të forcave policore, por edhe nën mbikëqyrjen e rreptë të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska. Në tërë organizimin e kësaj situate nuk janë lajmëruar as edhe mediat, ndërsa xhirimet speciale janë bërë vetëm nga Qeveria, e cila disponon me materialet origjinale. Dy përmendoret me një gjatësi prej 5 metrave janë ngritur në sheshin e Shkupit, ndërsa ato ndiqeshin nga autori i tyre, Zharko Bashevski. Në ceremoninë e vendosjes janë parë kryesisht anëtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së por dhe zyrtarë qeveritar, ndër të cilët edhe ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski.
Shtuar më 03/05/2010, ora 03:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori