Pa rrugë, pa ujë, pa shëndetësi, fshati në Tiranë i harruar nga Veliaj
Kamera e emisionit "BOOM" në RTV Ora ka udhëtuar në fshatin Kërçukje, aty ku e vetmja gjë pozitive është natyra, pasi infrastrukturë nuk ka.

Edhe pse pak kilometra nga Njësia Administrative Ndroq. në këtë fshat mungon rruga, qendra shëndetësore, uji i pijshëm dhe shkolla.

Gazetarja: Këtë rrugë ju e përshkoni çdo ditë, a është e vështirë?

Banori: Po, shumë e vështirë, një orë të zbresësh poshtë, një orë e gjysmë të ngjitesh lartë. Kur bie shi ne izolohemi komplet.

Gazetarja: Nëse familja nuk ka një automjet me çfarë lëvizni?

Banori: Me kafshë, në këmbë, këto janë kushtet tona.

Gazetarja: A ka linjë furgonash?

Banori: Jo , nuk bëhet llaf fare, pak banorë ka, kanë ikur

Gazetarja: Po qendra shëndetësore në fshatin Kërçukje si është?

Banori: S’ka fare qendër shëndetësore.

Gazetarja: Kur keni nevojë për një shërbim ambulator, si ja bëni?

Banori: Zbresim poshtë, po të bie shembullin tim, para 6- vitesh, i sëmurë në gjendje të rëndë, për pak desh ngelëm në rrugë, se u vonua makina, nga rruga që është e vështirë. Ne na ka zënë halli që jetojmë se nuk kemi ku të shkojmë, gjendja ekonomike, nëse do kisha gjendje ekonomike, për 24 orë nuk do ja shikoja më fytyrën fshatit.

Banori: Unë jam anëtar i Partisë Socialiste, familje Dëshmori, por këtu nuk është bërë asnjë lloj investimi. Këtu nuk ka linjë autobusi, në këmbë me njerëz të sëmurë.

Gazetarja: Kjo makinë shërben edhe si ambulancë për të sëmurët?

Banori: Po, po edhe naftën ja hedhë vet, mjafton të shpëtojë koka e njeriut.

Gazetarja: Po për ujin e pijshëm si ja bëni, a keni ujë?

Banori: Me kafshë, me bidona!

Gazetarja: Sa vite po bëni kështu në këtë situatë?

Banori: Kjo ka që në kohën e parë, kjo rrugë është bërë në kohën e kooperativës.

Gazetarja: Si ja bëni, e ndjeni vështirësinë e rrugës? Familja juaj përdorë gjithmonë këtë automjet?

Banori: Jo, jo, me gomar, se kjo nuk del.

Gazetarja: Si ja bëjnë fëmijët e vegjël për të shkuar në shkollë?

Banori: Hiç në shtëpi, si filmi Komisari i Dritës.

Gazetarja: Keni bërë ndonjë ankesë, për rrugën, për ujin, për mjekësinë?

Banori: Qindra here kanë ardhur, asgjë, besimi ka mbaruar.

Banori: Shumë problem i madh, këtu shkollë s’ka, dyqane s’ka, qendër shëndetësore s’ka, këtu s’ka asgjë.

Gazetarja: Si ja bëni me ujin?

Banori: Me gomar, ja aty janë bidonat i mbushim me gomar.

Gazetarja: Kur keni një problem shëndetësor si ja bëni?

Banori: Shkojmë në Ndroq, prej Ndroqit në Tiranë, paguajmë makinën 10 mijë lekë. Po ishte dimër këtu nuk vjen njeri, edhe makinë e lartë nuk vjen.

Gazetarja: Sa herë në ditë shkoni për të mbushur ujë?

Banori: Të shikosh ti barkun tim nga lidhësja që ngre bidonat. Asnjëherë nuk ka ardhur doktor këtu, burri im 70 copë gjilpëra ka bërë, me gomar, nuk kishim lekë për të shkuar, vetëm me gomar.

Ajo që ka ngelur nga qendra shëndetësore e fshatit Kërçukje është godinë, e cila ka mbi 10 vite që nuk funksionon.

Ndërsa shkolla ka vetëm 3 nxënës.

Ish-Kryeplaku i fshatit Kërçukje Osman Bleta: Rruga nga Ndroqi deri në fshat është 5 km dhe shumë vite përpara, Fondacioni i Zhvillimit Shqiptar realizoi një projekt minimal, nuk shkoi shumë gjatë edhe krijoi vështirësitë e veta. Për veç këtyre mjeteve të mëdha, mjetet e vogla nuk hyjnë fare, rruga është skandal. Ujin e pijshëm e mbushim me gomar, se është larg, burimet tona janë burime të vogla dhe nuk e përballojnë fshatin.

Gazetarja: Rreth sa familje ka ky fshat?

Ish-Kryeplaku: Ka rreth 20-familje, ky ka qenë konkretisht fshati më i madh në Tiranë.

Gazetarja: Çfarë kuptoni me fjalën, që kryebashkiaku i Tiranës, ka pohuar, se fshatra si Kërçukje do të bëhen lagje të Tiranës?

Ish-Kryeplaku: Shpresojmë ta shpërngulin fshatin ta sistemojnë poshtë, kjo është një shpresë.

Gazetarja: Keni besim?

Ish-Kryeplaku: Po kam besim!

Gazetarja: rruga është kryesore, po qendra shëndetësore?

Ish-Kryeplaku: Edhe qendra duhet, e çuan poshtë në qendër, e lanë për fshatin të vinte doktoresha dy here në javë. Doktoresha është shumë e nevojshme, unë kam qenë vet i sëmurë dhe fatmirësisht arrita gjallë. /oranews

Shtuar më 12/02/2020, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori