Pa patentë dhe të dehur, policia prangos 9 persona
Një tjetër aksion i bluve të Tiranës ka rezultuar me sukses, sa i takon masave të ndërmarra ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët lëvizin pa patentë ose në gjëndje të dehur. Në orët e para të ditës së sotme, Policia Rrugore ka arrestuar në Tiranë nëntë persona, për drejtimin e mjetit pa patentë ose në gjendjedehur.

Në pranga kanë rënë shtetasit Emilionao Musafi, Kujtim Kuqi, Sami Gjabri, Gëzim Doma, Remzi Dani, Petrit Ademaj, Bajram Mezini dhe Feridon Orhani, ndërsa emri i një personi tjetër ende nuk është zbuluar nga policia.

Raportohet se ndaj këtyre drejtuesve, do të merren masa në bazë të kodit të ri për rregullat e qarkullimit rrugor, masa që mund të shkojnë deri në heqjen e lejes së drejtimit. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori