Saimir Tahiri i habiti të gjithë sot kur nga Kuvendi deklaroi se nuk do të jetë deputet i Parlamentit shqiptar.
Tahiri hoqi dorë nga mandati i tij i deputetit duke deklaruar se është gati të përballet me drejtësinë e prokurorinësi një qytetar i thjesht.
Por çfarë mund të ndodhë tani me të?
Rikujtojmë se pak muaj më parë,
Prokuroria e Krimëve të Rënda kërkoi heqjen e
imunitetit dhe
arrestimin e ish-ministrit.
Në atë kohë maxhoranca mbrojti Tahirin duke mos lejuar heqjen e
imunitetit dhe rrjedhimisht dhe
arrestimin e tij.
Lëvizja e sotme e Tahirit, e bën atë të "prekshëm" dhe mjafton një fletëarresti nga
Prokuroria për t'a burgosur me akuzat si "trafik droge". /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2018,
ora 11:29