Pa mbështetje e pa punë, flet komshia e nënës dhe vajzës që u vetëflijuan në Tiranë
Një ngjarje tragjike është zbuluar sot në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një nënë dhe vajza e saj janë gjeturvdekura në banesë, ndërsa tjetra gjendet në gjendje kritike për jetën.

Një prej banoreve në pallatin ku janë gjeturvdekura dy gra, tha se kishte ditë që nuk i kishin parë.

Sipas gruas, vajzat kishin mbetur pa punë pas pandemisë.

Banorja: Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë.

Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat.

Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë.

Shtuar më 02/07/2020, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori