Policia ka vijuar ndëshkimin e qytetarëve të cilët kanë thyer masat anti-Covid.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë
ndëshkuar me masën
administrative 3.000 lekë secili, 659 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe
ndëshkuar me masë
administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë
ndëshkuar me masën
administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 11 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë
ndëshkuar me masën
administrative 10.000 lekë secili.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 14:11