Një qytetar në
Berat është arrestuar pasi drejtonte një motoçikletë pa dokumenta, i denoncuar i vjedhur.
Sipas policisë, 40-vjeçarit, gjatë kontrollit iu gjet dhe një sasi lënde
narkotike, e llojit cannabis sativa.
Shtetasi me iniciale A.M. po drejtonte motorrin pa
leje drejtimi në
lagjen “Dëshmorët e Kombit” në
Berat”.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në
lagjen ‘’Muzakaj’’,
Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, në
lagjen ‘’Dëshmorët e Kombit’’, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa
leje drejtimi, pa dokumentacionin përkatës dhe pa targa një motoçikletë që ishte denoncuar e vjedhur.
Shtetasit A. M., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë
narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin motor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Berat, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve
narkotike”, “
Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt/
Shtuar më 28/01/2021,
ora 13:34