Pa decentralizim, s'ka dalje ne zgjedhje
Albeu.com
Ministri për punë dhe çështje sociale në Kosovë, Nenad Rasic, ka deklaruar se Partia Liberale e Pavarur e tij, nuk do të marr pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë më 15 nëntor, nëse nuk realizohet decentralizimi, sipas planit të Martti Ahtisaarit.“Nëse do të realizohej decentralizimi, për të cilin ka shumë pak kohë, atëherë të gjithë serbët do të duhej të merrnin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë, sepse plani Ahtisaari, u jep, veçanërisht komunave të reja serbe, autorizime të mëdha”, i tha zoti Rasic, një televizioni në Serbi.

Më tutje ai vlerësoi se “në këtë moment, zbatimi i decentralizimit në Kosovë, nuk i konvenon as Prishtinës, as bashkësisë ndërkombëtare, e as Beogradit”. (rel)
Shtuar më 27/07/2009, ora 00:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori