Ove Johansen shpallet fajtor
Albeu.com
Një panel gjykatësish, i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e shpallën fajtor Ove Johansen për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Në njoftimin e EULEX-it thuhet se Ove Johansenit iu shqiptua dënimi me kusht prej dy viteve dhe është urdhëruar ta paguajë dëmin e shkaktuar PTK-së në vlerë prej 300 mijë euro, mirëpo sipas EULEX-it dënimi me burgim do të aktivizohet vetëm në rast se ai kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë tri viteve të ardhshme.

Më tej bëhet e ditur se Ove Johansen ka kaluar më shumë se një vit në paraburgim.

Ndryshe, nga korriku 2002 deri në mars 2003, Ove Johansen ka punuar si menaxher i “Norway Invest R&O AS” dhe kompanive tjera që ndërlidhen me “Norway Invest”, që kishte për qëllim ta krijojë dhe zbatojë rrjetin e digjitalizuar të quajtur “TETRA” në Kosovë.

Në maj 2008, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e shpalli fajtore edhe Leme Xhemën, ish drejtore i përgjithshme në PTK, dhe e dënoi me tri vite burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare, duke e lëshuar urdhër pagesën e paligjshme prej 300 mijë euro për kompaninë “Norway Invest”. /Telegrafi/
Shtuar më 09/07/2010, ora 15:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori