Lojtar të infektuar me koronavirus? Bylisi: Testi doli gabim

Paraditen e sotme u raportua se një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv në testin ndaj koronavirusi. Së fundmi një gjë e tillë është kundërshtuar nga skuadra ballshiote duke pretenduar se testi ka dal gabim dhe se lojtari do të testohet përsëri.

“Nga të dhënat nga Mallakastra dhe ekipi i Bylisit, nuk konfirmohet. Bëhet fjalë për një përgjigje të testit, që sipas drejtuesve të klubit të Bylisit ka dalë gabim. Është një lapsus, sipas tyre. Nga ana tjetër kemi të dhënë kemi të dhëna të sigurta që kemi të prekur një lojtar nga ekipi i Bylisit, i cili ka qenë ditët e fundit në qytetin e Shkodrës.

Mendohet ta ketë marrë atje. Testet i janë bërë të gjithë ekipit dhe do t’u bëhen edhe njëherë. Kemi të dhëna kontradiktore në fakt, por pretendimet janë se përgjigja është e gabuar. Do përsëritet testi për të dhe për të gjithë ekipin, për të parë a ka të tjerë të infektuar”, raporton Abcnews.al

E pyetur më pas se si është arritur në pikën që lojtari të testohet, ajo shtoi: “Mbetet e paqartë si u bë testi, pasi nuk kemi të dhëna nga klubi. Autoritetet e Shëndetit Publik bëjnë me dije se nuk ka pasur simptoma dhe probleme shëndetësore personi në fjalë, pra lojtari i Bylisit.

Duket se ka qenë procedura rutinë që ka sjellë që e ka nxjerrë atë pozitiv. Dyshimet janë se është infektuar në Shkodër, pasi gjatë pandemisë ka udhëtuar atje. Mbetet të sqarohet diçka e tillë. Të dhënat e deritanishme janë të pakta. Janë treguar të rezervuar në fakt”.


Shtuar 2.06.2020 10:45