Otranto, arrestohen 4 shqiptarë me 1 ton drogë (FOTO LAJM)

Mbi një tonelatë marijuanë e sekuestruar, katër shqiptarë të arrestuar dhe të paktën dy shqiptarë të tjerë në kërkim pas një operacioni natën e djeshme në ujërat e Otrantos nga ana e policisë italiane.

Motoskafi u pikas rreth orës 23:00 nga një avion islandez gjatë operacionit ndërkombëtar "Aeneas 2013", promovuar nga agjencia europiane, Frontex, në lokalitetin e Frassanito-s, në veri të Otrantos. Patrullat e seksionit detar bashkë me ushtarakë të tjerë të policisë financiare të Otrantos gjetën drogën e fshehur në 37 çanta. Dhe brenda 1104 kg marijuanë me vlerë 8 milionë euro, njofton A1 Report.

Policia publikoi inicialet dhe moshën e tyre, B.Z 26 vjeç, B.D 25 vjeç, D.F 23 vjeç, V.T 40 vjeç, si dhe fotografitë me sytë të mbuluar.

Asnjë prej tyre nuk kishte dokumenta. Të gjithë kanë lëshuar të dhëna vetjake, të cilat po verifikohen nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, të cilat dyshohet se mund të mos jenë reale.

Hetimet vijojnë për të zbuluar edhe se kush ishte destinacioni i marijuanës. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2013, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori