OST i kërkon ERE-s rritjen e çmimit të energjisë
Pëlqej
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka dorëzuar sot kërkesën për rritjen e energjisë elektrike pranë Entit Rregullator të Energjisë. OST, sipas kërkesës kërkon një rritje me 10% të tarifës së transmetimit.

Pas dorëzimit të kërkesës edhe nga anë e KESH dhe OSHEE, Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë një vendim me rritjen ose jo të çmimit të energjisë. Pak kohë më parë edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri paralajmëroi një rritje të energjisë për disa kategori konsumatorësh. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori