Osmani: Ngjarjet në Gjeorgji, vërejtja e fundit për Maqedoninë
Albeu.com
Ngjarjet në Mitrovicë, posaçërisht në Gjeorgji, duhet të jenë vërejtja e fundit se duhet të mbyllet në mënyrë shtetërore çështja e emrit (të Maqedonisë), për të mirën e gjeneratave të ardhshme, ka deklaruar Rufi Osmani.Ngjarjet në Mitrovicë, posaçërisht në Gjeorgji, duhet të jenë vërejtja e fundit se duhet të mbyllet në mënyrë shtetërore çështja e emrit (të Maqedonisë), për të mirën e gjeneratave të ardhshme, ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen “Dnevnik”, profesori i Universitetit të Evropës Jug-Lindore, Rufi Osmani.
Sipas tij, në këtë situatë, është i domosdoshëm një kompromis politik për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.

“Që të ec përpara procesi euroatlantik, mendoj se SHBA-të si partner strategjik të popujve ballkanik, posaçërisht të Maqedonisë, duhet të detyrojnë një kompromis politik për emrin, pa lënduar identitetin nacional të maqedonasve”, tha Osmani. (INA)
Shtuar më 16/08/2008, ora 23:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori