"Oskar" arreston dy persona për fshehje të ardhurash
Seksioni për Krimin Ekonomik, Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë, bënë të mundur faktimin dhe vënien përpara përgjegjësise shtetasit:

- Bledar Ceka, 37 vjeç, banues në Tiranë.

- Hasim Ceka, 64 vjeç, banues në Tiranë.

Ata dyshoheshin se në banesë mbanin mallra kontrabandë. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

- 300 steka cigareje të llojeve të ndryshme.
- Solucion për larje automjetesh i ambalazhuar në bidona 5 litra, 30 litra dhe në fuçi 200 litra.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". /albeu.com/


Shtuar më 16/06/2016, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori