COVID/ Një viktimë në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Vetëm 7 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid dhe një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në raportin e saj të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 1 849 testime kanë rezultuar pozitiv  me Covid 7 raste të reja.

Ndërkohë betejën me Covid në orët e fundit  e kanë fituar 9 qytetarë duke e çuar në 157 863 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq vijojnë të jenë aktiv me Covid, vetëm 328 pacientë./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 15:12