OSHEE: Këto fshatra do të mbeten pa drita nga 25 deri në 27 nëntor
Operatori i energjisë elektrike OSHEE ka njoftuar se nga sot deri të dielën në Burrel dhe disa fshatra rreth tij nuk do të ketë furnizim me energji elektrike. Kjo për shkak se Operatori i Sistemit të Transmetimit do të kryej punime për ndërtimin e linjës 110 kV. OSHEE njofton po ashtu se pa energji elektrike mbeten Fshatrat:

Bardhaj, Perlikaj, Lufaj, Lekunde, Macukull, Shelli, Urxalle Dukagjin, Shtjefen, Barbullej, Gjoçaj, Fshat Kurbnesh, Kumbull,Zajs, Hec Kumbull, Merdhoq, Dierre, Lekgegaj, Ndreaj, Hasanaj, Dodebibaj. Bruç, Prell, Laç, Rremull, Urake, Rukaj dhe Derjan.

“Për shkak të punimeve që do të kryeje OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) për ndërtimin e linjës 110 kV, me dy qarqe Ulëz-Shkopet-Skuraj, të linjes 110kV L110-3 Ulëz – Shutrri – Kurbnesh, në disa fshatra të rajonit Burrel, nuk do të ketë energji elektrike, nga data 25 deri më 27 Nëntor, në oraret 08:00 deri në 17:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE./Albeu.com/
Shtuar më 25/11/2016, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori