OSHEE nis punimet në Tiranë: Këto zona do të jenë pa energji elektrike
Energjia elektrike do të ndërpritet sot për shkak të disa punimeve të planifikuara në NST Lanabregas, nga ora 08:00-13:00.

Pa drita do të jenë fshatrat Lanabregas, Bregas, Surrel, Priskë, Fushë Farkë, si dhe Linzë, Linzë Deli, antenat e televizioneve në Dajt e Vilat Qeveritare në Dajt etj.

NJOFTIMI OSHEE PËR ABONENTËT E RAJONIT TIRANË:

Për shkak të remontit të planifikuar në n/St Lanabregas, nesër në datën 24 gusht, do të stakohen zbarrat 35 kV të këtij nstacioni.

Punimet do të kryhen në intervalin kohor 08:00-13:00.

Pa energji do të jenë: Fshatrat Lanabregas, Bregas, Linzë,

Linze Deli, Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, Fshatrat: Surrel, Lanabregas, Priskë, Fushë Farkë, Private.

Punime në linjën 35kV të L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë

Zonat pa energji në Tiranë: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellësit Tiranë. /albeu.com/



Shtuar më 24/08/2018, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori