OSHEE i pret energjinë kopshtit të fëmijëve në Fushë-Arrëz, Bashkia debitore
Pasi nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike, OSHEE ka ndërprerë sot energjinë elektrike në kopshtin e fëmijëve në Fushë-Arrëz. Energjia është ndërprerë edhe në disa shkolla dhe institucione publike, pasi Bashkia rezulton debitore.

Kryetari i Bashkisë, Alfred Qafa është shprehur se është abuzuar me faturimin e energjisë dhe se Bashkia nuk mund të paguajë më tepër. “Terri është pasojë e politikës së Rilindjes. Mungesa e energjisë shkakton mungesë shërbimi”, ka thënë më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2014, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori