Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
OSHEE i ndërpet energjinë Ujësjellësit
Pëlqej
Operatori i Shpërndjarjes së Energjisë Elektrike ka ndërprerë furnizimin me energji për Ujësjellësin e Tiranës. Nëpërmjet një komunikate për mediat UKT e quan këtë një akt të pastët terrori.

“Ujesjellesi i Tiranes njofton opinionin publik se me nje akt te paster terrori, OSHEE (Operatori I Shperndarjes se Energjise Elektrike), ka nderprere furnizimin me energji te Drejtorise se Pergjithshme te UKT sh.a, Arkave dhe Zyrave te Marredhenieve me Konsumatorin ne te gjithe territorin e Tiranes. Zyrtaret e OSHEE, permes ketij akti te paligjshem dhe te papergjegjshem, po cenojne ne menyre kriminale edhe sherbimin me vital qe u ofrohet qytetareve, ate te furnizimit me uje te pijshem”, thuhet në njoftimin e UKT.

Sipas UKT, shkak për ndërprerja e energjisë është bërë një debi e pretenduar nga OSHEE, por që kjo është e padrejtë dhe abuzive sepse sipas saj është ndërprerë furnizimi që është bërë me kontrata të rregullta. Madje UKT thotë se KESH i detyrohet Ujësjellësit të Tiranës 67 milionë lekë.

“Pretendimet e OSHEE jane totalisht abuzive pasi de facto behet fjale vetem per faturat e muajve Maj-Qershor te ketij viti, vlera e te cilave eshte 47 milion leke. Nga ana tjeter eshte vete KESH-I i cili i detyrohet Ujesjellesit te Tiranes plot 67 milion leke, per energjine e blere nga hidrocentrali I Lanabregasit dhe qe nuk eshte paguar nga ana e tyre.Ne total debia e institucioneve shteterore ndaj Ujesjellesit te Tiranes eshte mbi 300 milion leke.” thuhet me tej. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori