"Ose ajo, ose ne", çfarë do i kërkonte Teuta Pasho të birit pas daljes nga burgu
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e çiftit
Pasho nga Vlora.
Grupi hetimor i karabinierëve italianë janë rikthyer sërish në apartamentin ku ka
ndodhur krimi makabër ku jetonte Elona Kalesha, ish partnerja e Taulant
Pasho, djalit të Shpëtim dhe Taeuta
Pasho, e cila tashmë është e arrestuar si e dyshuara kryesore e kësaj vrasje.
1 nëntori i 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin
Teuta dhe Shpëtim
Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa, të ndarë në katër valixhe. Mediat italiane bëjnë me dije se 36-vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.
Gjithashtu hetimet deri më tani bëjnë me dije se marrëdhëniet vjehrre-nuse nuk ishin shumë të mira. Sipas informacioneve mësohet se
Teuta, nëna e Taulantit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie e ndër të tjera dyshohet se pas daljes nga
burgu ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre, ”ose atë ose ne”.
Por kjo është një përballje që nuk ka
ndodhur kurrë dhe se gjurmët e fundit të çiftit janë një ditë para se djali i tyre i dënuar për drogë të dilte nga
burgu. Vrasja dyshohet se ka
ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë, ndërsa copëtimi i trupave të tyre mund të ketë
ndodhur në ditët në vijim.
Dëshmitarët e deri tanishëm, banorë të pallatit kanë konfirmuar se nga apartamenti vinte një aromë shumë e keqe gjaku dhe e një lloj substance ngjitëse. Ndërkohë, këtë të enjte pritet që Kalesha të njihet dhe me masën paraprake të sigurisë.
Shtuar më 24/12/2020,
ora 10:45