OSBE/ODIHR përfundon projektin rajonal për integrimin e romëve
OSBE/ODIHR-it përmbylli sot projektin për Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve (PMIR).
Projekti me vlerë 3,3 milionë euro filloi në janar 2012 dhe u zbatua në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi.


Projekti mbështeti programet novatore për nxitjen e një pjesëmarrjeje më të madhe në jetën politike dhe publike dhe në vendimmarrje, duke ndihmuar në luftën ndaj diskriminimit dhe duke kontribuar për kushte më të mira jetese për romët.


Duke folur në veprimtarinë e sotme, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, tha se përgjatë viteve Prezenca e OSBE-së i ka kushtuar vëmendje të veçantë të drejtave të romëve dhe egjiptianëve dhe do të vijojë të mbështesë integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.


“Duke u bazuar në përvojën, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga ky projekt rajonal, Prezenca synon t’i zgjerojë veprimtaritë e saj për të rritur pjesëmarrjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane në proceset vendimmarrëse, si dhe për të mbështetur qeveritë vendore në ofrimin e shërbimeve më të mira për këto komunitete”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori