Shtatë anëtarët e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve morën pjesë në një kurs për menaxhimin
zgjedhor, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me organizata të tjera ndërkombëtare.
Trajnimi, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të rëndësishëm të administratës së KQZ-së, u zhvillua në Budva të Malit të Zi, nga data 17 deri më 22 janar 2013.
Ky projekt është pjesë e punës së vijueshme të Prezencës për të rritur kapacitetet e autoriteteve kombëtare në përmirësimin e përgatitjeve dhe
administrimit të proceseve zgjedhore, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për më 23 qershor 2013.
Kursi u përqendrua në rolin e institucioneve të
administrimit zgjedhor në menaxhimin e të gjitha fazave të ciklit
zgjedhor, me vëmendje të veçantë te zbatimi i teknologjive të informacionit në
zgjedhje. Tema të tjera përfshinë perspektivën gjinore në
zgjedhje, punën me aktorët kyç, trajtimin e ankesave, misionet e vëzhgimit të
zgjedhjeve, si dhe çështje të prokurimit dhe logjistikës në
zgjedhje.
Trajnimi u zhvillua nga ekspertë të Qendrës Ndërkombëtare për Studimet Parlamentare. Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësve iu dha një certifikatë në /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2013,
ora 15:15