Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar për zgjedhjen e Altin Binaj nga
Kuvendi si anëtar të pestë të Gjykatës
Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, OSBE shkruan se pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga
Kuvendi, mbetemi në
pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë.
“
Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate
Kushtetuese plotësisht funksionale.
Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga
Kuvendi, mbetemi në
pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.
Përmes mbështetjes së përkushtuar,
Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën
Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”, thuhet në reagimin e OSBE.
Shtuar më 18/12/2020,
ora 11:01