Pasi i dhunuan djalin i nxorrën dhe fotot, Gent Zenelaj-Veliut: Kërko falje, ky është turp!

Një incident skandaloz ndodhi pak ditë më parë në Tiranë ku një i mitur u dhunua nga një polic, i cili për momentin është i pezulluar.

Skandali mori përmasa edhe më të mëdha pas deklaratës së shefit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu iu vu në mbrojtje policit të pezulluar, duke postuar foton e nënës së tij me armë, pjesë nga një film.

Pas shumë reagimesh, ka reaguar ashpër edhe aktori i humorit Gent Zenelaj, i cili i kërkon Veliut të kërkojë falje publike.

Në mënyrë ironike, Genti i thotë Veliut se nuk është viti 1945 kur nxirrje prova se prindërit janë me Ballin.

Aktori shprehet se videon e dhunës e ka pare edhe i biri, i cili ka thyer gjithashtu rregullat herë pas herë duke qëndruar disa minuta më shumë me biçikletë rreth pallatit.

“Do kërkoje edhe te profili im për ndonjë video që ta postoje nëse do i ndodhte kjo djalit tim???”, shkruan mes të tjerash Genti.

Reagimi i plotë:

Ardi Veliu a e dinin policët e tu që ishte fëmije nga nje familje me probleme me ligjin kur e dhunuan 15 vjeçarin??? Ardi Veliu..nuk gjykohen fëmijët per gabimet e prinderve …

Ardi,djalin nuk e dhunoi nje polic….ishin disa policë…Ardi nuk je ne vitin 1945 ku nxjerr foto dhe video ku mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin..do kisha krijuar respekt per ju..nese thjesht do kerkonit ndjese publike …vetem kaq, te kerkonit ndjese publike per ate dhune te cilen per fatin e keq e pa edhe djali im qe ka pak a shume ate moshe ….i cili e ka bere edhe ai në ato dite të “luftës” madheshtore ndonje xhiro me biciklete rreth pallatit …mbase edhe duke e shkelur nje 15 minutesh orarin e karantines qe vendosi Xhandarmëria.

Do kerkoje edhe te profili im per ndonje video qe ta postoje nese do i ndodhte kjo djalit tim??? Po te profili i ndonje mesuesi filloreje ..apo nje punetori te thjeshte ku do e gjenit videon?? Te mjaftonte nje ndjese publike Ardi..vetem kaq ..nuk eshte turp te kerkosh ndjese”.


Shtuar 30.05.2020 06:54