Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet pjesëmarrjen e
grave në jetën
politike dhe
publike përpara zgjedhjeve vendore të 2015-s. Forumi i parë i një sërë forumesh që synojnë
rritjen e pjesëmarrjes së
grave në jetën
politike dhe
publike u zhvillua më 11 qershor 2014 në Tiranë. Nëntë forumet vertikale dhe 18 horizontale – pjesë e një projekti njëvjeçar të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri – do të mbledhin gra që mbajnë poste
publike dhe
politike dhe ato që synojnë të hyjnë në jetën
politike.
Këto forume, të cilat do të mbështeten në mënyrë aktive nga grupet rajonale të punës të Platformës Kombëtare të
Grave, do t’u ofrojnë mundësi ndërveprimi
grave të zgjedhura në poste zyrtare nga i tërë spektri politik,
grave që aspirojnë të nisin një karrierë në politikë dhe anëtareve të shoqërisë civile. Në forume do të identifikohen sfidat që hasin gratë në
rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e barazisë gjinore dhe zhvillimin e planeve rajonale të punës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet pjesëmarrjes së
grave nga grupet e cenueshme, si ato rome.
Megjithë arritjet e kohëve të fundit në barazinë e
grave, përfshirë
rritjen e numrit të
grave deputete dhe ministre, gratë në përgjithësi mbeten të nënpërfaqësuara dhe të disfavorizuara në vendimmarrjen
politike dhe
publike të të gjitha niveleve. Me afrimin e zgjedhjeve vendore të 2015-s, kjo përpjekje për
rritjen e kapaciteteve do të përqendrohet në veprimtaritë për të promovuar gratë si vendimmarrëse
politike dhe kandidate të mundshme, me synim sigurimin e një barazie më të madhe gjinore në proceset zgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2014,
ora 17:31