Rama do ti japë bazën ushtarake të Marinës oligarkëve? Meta: Po verifikoj informacionet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi ka thënë se në bazën e zonës ushtarake në Sarandë po luhet një aferë me pronat ku nga qytetarët po ju kalohen oligarkëve pranë qeverisë.

Basha ka kërkuar më herë edhe nga Presidenti i Republikës që të bëjë hetime ndërsa në lidhje me këtë Ilir Meta është pyetur nga media ditën e sotme gjatë një komunikimi me gazetarët.

Meta tha se në Shqipëri hetimet e ka përgjegjësi t’i bëjë Prokuroria ndërsa shtoi se sapo është njohur me një pretendim të tillë publik, ka kërkuar nga grupi i tij i sigurisë kombëtare të bëhen verifikimet përkatëse dhe pas kësaj, do të ketë edhe një qëndrim zyrtar dhe publik.

“Hetimet në Republikën e Shqipërisë i zhvillon Prokuroria, megjithatë si Presidenti Republikës, sapo jam njohur me një pretendim të tillë publik, kam kërkuar nga ekipi im i sigurisë kombëtare që të bëhen verifikimet përkatëse në mënyrë zyrtare që pastaj të kemi një qëndrim edhe publik edhe sa më të saktë”-tha Meta.


Shtuar 6.07.2020 18:34