OSBE dhe SHBA “shuplakë” për Prengën: Mos lejoni që kriminelët të vishen me pushtet!
Jo vetëm ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe OSBE ka reaguar në lidhje me dorëheqjen nga mandati i deputetit i Armando Prengës.

Përmes një postimi në Twitter, OSBEE bën thirrje që kriminelët të ndalohen që të hyjnë në politikë dhe mbështet apelin e ambasadës amerikane.

"Qytetarët dhe institucionet të ndalojnë kriminelët që të kandidojnë. I bashkohemi apelit të Ambasadës së SHBA ndaj shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e prezencës së OSBE në Shqipëri./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori