OSBE dhe SHBA: Gjykatat ne Maqedoni nen presionet e pushtetit
Albeu.com
Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski ka kundërshtuar rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare për presionet që po i bëhen pushtetit gjyqësor. Ministri 72 vjeçar ka dalë edhe kundër anketës së fundit të realizuar nga OSBE për gjendjen ...... e gjykatave, e cila është vlerësuar reale nga diplomatët perëndimor, gjegjësisht ambasadori amerikan, Filip Riker, i cili po sot e ka përmendur si pikë referimi për gjendjen e gjykatave dhe presionet që po i bëhen kësaj shtylle institucionale. Ambasadori amerikan Riker ka bërë të ditur se nga anketa e OSBE-së qytetarët kanë shfaqur vlerësimet e tyre se nuk kanë besim tek gjyqësori. “Sërish them se ka një numër të madh të analizave, duke përfshirë edhe atë të OSBE-së se akoma ka probleme të caktuara në sektorin e gjyqësorit dhe se duhet t`i kushtohet vëmendje kësaj çështje për zhvillim të mëtejshme”, ka theksuar ambasadori Riker.
Shtuar më 09/02/2010, ora 01:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori