Zgjedhjet, OSBE huazon aparate telefonike për policinë
Për të mbështetur punën e policisë në zonat e largëta rurale gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 23 qershor 2013, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka huazuar aparate telefonike satelitore për policinë shqiptare.

“Çdo qytetar shqiptar gëzon të drejtën për të votuar dhe për t’iu numëruar vota e tij apo e saj, pavarësisht nëse e hedh votën në qendër të qytetit apo një luginë të largët. Këto aparate telefonike do ta ndihmojnë personelin e Policisë së Shtetit shqiptar për të komunikuar gjatë zgjedhjeve edhe në zonat më të largëta të vendit,” tha kreu Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth.


Kjo ndihmë është pjesë e mbështetjes që Prezenca e OSBE-së iu jep institucioneve të shtetit shqiptar për të siguruar administrimin e suksesshëm teknik të procesit zgjedhor. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori