OSBE 15 vite në Shqipëri, Topalli vlerëson bashkëpunimin
Më rastin e 15 vjetorit të vendosjes së prezencës së OSBE-së në Tiranë në kryesinë e Kuvendit është zhvilluar një takim ku është prezantuar edhe hand book i Kuvendit. Gjatë fjalës së saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me OSBE-në edhe për reformën zgjedhore.

“Sot mbushet 15 vjet nga vendosja e prezencës së OSBE-së në Tiranë. Shqipëria u bë anëtare e OSBE-së 21 vite më parë, që nga ajo kohë Shqipëria ka pasur një bashkëpunim të frytshëm. Ne vlerësojmë lart edhe bashkëpunimin me ODIHR-in që është një dimension i rëndësishëm në marrëdhëniet tona me OSBE-në duke vijuar së bashku edhe punën për reformën zgjedhore” ka theksuar Topalli.


Ndërsa kreu i OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth u shpreh se kjo ditë ishte një ditë e veçantë ndërsa ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë gjatë këtyre viteve.

“Duhet thënë se gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit, për shkak të punës së madhe dhe angazhimit të Qeverive nga të dyja anët, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm. Më lejoni të përmend vetëm disa prej arritjeve tuaja. Është një nder i veçantë për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri të festojë përvjetorin e saj në një vend i cili duhet të jetë dhe fytyra e demokracisë: në një parlament të zgjedhur në mënyrë demokratike, “ u shpreh Wollfarth. /albeu.com//
Shtuar më 27/03/2012, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori