OSBE- ODIHR dhe lëvizja Most monitorojnë zgjedhjet e 1 qershorit
Albeu.com
Lëvizja Most do të trajnojë 3500 qytetarë për të vëzhguar procesin zgjedhorë, ndërsa organizata OSBE-ODIHR do të angazhoj 11 ekspert, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër.Zgjedhjet e 1 qershorit do të monitorohen nga organizata OSBE-ODIHR dhe lëvizja qytetare Most.
Lëvizja Most do të trajnojë 3500 qytetarë për të vëzhguar procesin zgjedhorë, ndërsa organizata OSBE-ODIHR do të angazhoj 11 ekspert, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër.
Robert Barry ambasador i OSBE-ODIHR deklaroi se organizata e tyre do të monitorojë nga afër aktivitetet gjatë fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të trupave relevant qeveritarë, implementimin e legjislacionit, ambientin e mediave dhe zgjidhjen e problemeve që do të hasen gjatë zgjedhjeve.
"Misioni ynë vëzhgues përbëhet nga 11 ekspert që janë në Shkup dhe presim të vijnë edhe 20 vëzhgues afatgjatë javën e ardhshme. Vëzhguesit tanë afatgjatë do të shpërndahen në gjithë territorin dhe ata do tu mundësojnë vëzhguesve afat shkurtër, të cilën presim të jenë 250 persona, të vëzhgojnë në gjithë vendin. Vëzhguesit afat-shkurtër do të monitorojnë ditën e votimit, hapjen e vendvotimeve, votimin, numrin e votave, dhe rezultatet", theksoi ambbasadori Robert Barry.
Ndërkaq lëvizja qytetare Most i ftoi qytetarët që më së voni deri më 16 maj të paraqiten në zyrat rajonale të organizatës për të ndjekur trajnime speciale lidhur me detyrën e tyre si vëzhgues. (INA)
Shtuar më 01/05/2008, ora 01:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori