Ortodoksët festojnë Pashkët
Mesnatën e kaluar është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve në kishat ortodokse në Shqipëri. Në Katedralen ortodokse të Tiranës kryepeshkopi Anastas ka mbajtur meshën për besimtarët që ndoqën ceremoninë.

"Duke kremtuar Pashkën ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati që shpesh është i vështirë për tu dalluar. Në kohët e sotme do të thotë largim nga korrupsioni e gënjeshtra, paligjësia e mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore", tha në fjalën e tij kryepeshkopi Anastas. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2012, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori