Vritet në betejë pranë Bakhmut “Heroi i Ukrainës”

Një rekrutë ukrainas me titullin “Hero i Ukrainës” është vrarë në betejë pranë Bakhmut.

Volodymyr Zelensky tha se Dmytro Kotsiubailo, të cilit iu dha titulli në dhjetor 2021, vdiq pranë qytetit i cili ka qenë skena e një beteje intensive për muaj të tërë.

Në një postim në Telegram, Zelensky tha se Kotsiubailo kishte luftuar për Ukrainën që nga viti 2014 dhe është “një nga ata, historia personale, karakteri dhe guximi i të cilit janë bërë përgjithmonë historia, karakteri dhe guximi i Ukrainës”.

Presidenti ukrainas tha se 27-vjeçari ishte “një nga heronjtë më të rinj” të vendit të tij.


Shtuar 7.03.2023 22:49