"Orikumi", PD: Ofruam zgjidhje për pronat, PS refuzoi
Pëlqej
Partia Demokratike deklaroi se është e hapur dhe e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e çështjes së pronësisë për banorët e Orikumit. Deklarata është bërë ditën e sotme, kur banorët e zonës, dolën në protesta masive dhe tentuan të bllokojnë Izvorit në Orikum. Gjatë këtyre protestave, pati edhe konfrintime me policinë, ndërsa disa efektiva të rendit u plagosën pasi banorët qëlluan me gurë dhe sende të forta.

Partia Demokratike deklaron se në mënyrë të menjëhershme ështe e gatshme për zgjidhjen e çështjes. Ne i kërkojmë banorëve të tregojnë maturi dhe inteligjencë për një zgjidhje ligjore”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike ka akuzuar se ka qenë Partia Socialiste ajo që ka refuzuar zgjidhjen e çështjes së pronave për banorët e Orikumit.
Shtuar më 11/11/2010, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori