Orikum, banorët përplasen me policinë
Pëlqej
Protesta
Një përplasje mes policisë dhe banorëve të Orikumit dhe Dukatit është shënuar sot në Orikum të Vlorës. Një turmë banorësh tentoi sot të bllokojë urën në hyrje të Orikumit në kuadër të protestave të tyre për cështje e pronave.

Banorët e Orikumit kërkojnë zgjidhje të ceshtjes së pronave sipas ligjit 7501, ndërsa ata te Dukatit, kërkojnë në mënyrë të prere njohjen e pronësisë për tokat në gadishullin e Karaburunit, dhe në zonën e Llogarasë.

Por, zënia e urës shënoi solli reagimin e policisë që më shumë se njëherë njoftoi banorët të lirojnë rrugën. Pas kundërshtimit, policia ndërhyri në hapjen e rrugës por hasi në rezistencën e banorëve. Si pasojë nisi konfliktimi mes të dyja palëve ku banorët qëlluan me gurë policinë.

Policia mundi të hapë rrugënsi dhe shoqëroi disa banorë në polici. Pjesa tjetër e protestuesve theksuan se nuk do të reshtin protestat e tyre për pronat deri në një vendim të drejtë rreth çështjes.
Shtuar më 11/11/2010, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori