Ori Nebiaj thumbon keq moderatoret, "sinqeriteti" nuk do u pëlqejë kolegeve të saj

Ori Nebiaj ka bërë një akuzë të fortë që do i djegë shumë kolegeve të saj.

E diela e sotme ka qenë një ditë pushimi për moderatoren Ori Nebiaj, e cila është ulur përballë televizorit për të shijuar programacionin e kësaj dite.

Mirëpo, nuk e dimë cili emision nuk i ka pëlqyer aspak Orit, aq sa ajo i ka dedikuar edhe një status në Instagram.

Më saktë, bëhet fjalë për një moderatorecilën ajo e ka quajtur “shkarravinë”, duke treguar se nuk i pëlqen aspak ta shohë në ekran.

Në postimin e saj në InstaStory, Ori shkruan:

“Pu pu pu. E diela në shtëpi përfundimisht një torturë për sytë nëse bën ‘zapping’ në televizor. Ca emisione shtërpë dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh. Ndjesë për mllefin e sinqertë, por i ka jeta dhe këto”

Më tej, ajo sqaron nëpërmjet fjalorit kuptimin e fjalës “shkarravinë”, ndërsa ende nuk dihet me cilën moderatore e ka.

Në fakt, programacioni i të dielës në “Klan” dhe “Top Channel” është tepër i ngjeshur, ndaj bëhet më e vështirë për të kuptuar kujt i adresohet thumbi i Orit!
Shtuar më 25/10/2020, ora 20:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori