Orhan Rexhepi, njėri nga komandantėt e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (UĒPMB) i tha agjencisė informative serbe “JUGpress”, se kuvendit tė kėshilltarėve shqiptarė tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit do t’i propozojė ...... pėr tė ndėrprerė kontaktet me Beogradin dhe pėr t’u kthyer plotėsisht nė drejtim tė Prishtinės. Rexhepi, qė ėshtė gjithashtu kreu i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, e cila ka dy kėshilltarė nė Kuvendin komunal tė Preshevės, angazhohet qė kjo pjesė e Serbisė jugore, ku jetojnė shqiptarėt, tė bėhet pjesė e Kosovės. Ai thotė se pėr shkak tė qėllimit qė "Lugina e Preshevės tė bėhet pjesė e Kosovės, pėrkatėsisht Shqipėrisė” edhe kapi armėt nė dorė. "Me kėtė do tė korrigjohet njė padrejtėsi e madhe historike, sepse ky territor ka qenė gjithmonė iliro-shqiptar. Fundi i fundit Presheva deri nė vitin 1956 ka qenė pjesė administrative e Kosovės dhe atė vit, sė bashku me Komunėn e Bujanocit, zėvendėsohet me Leposaviqin dhe Zubin Potokun", tha Rexhepi dhe shtoi se arsyet e tjera qė ky territor tė bashkohet me Kosovėn janė edhe abuzimet, dėbimet, vrasjet dhe kohėve tė fundit gjithnjė e mė tepėr burgosjet e tė rinjve nėpėr burgjet serbe, nė veēanti rasti i nėntė djemve tė Preshevės, kundėr tė cilėve po zhvillohet gjyq nė Beograd, pa asnjė argument tė vetėm.
Sipas tij, nė Serbinė jugore ka parakushte pėr incidente dhe konflikte tė armatosura, si pasojė e deklaratave "nxitėse" tė politikanėve serbė pėr Kosovėn. "Parakushtet pėr kėtė ekzistojnė, por SHBA dhe BE besojnė, pasi edhe zyrtarisht thonė se Serbia sė shpejti definitivisht do tė kthehet nė seriozitet tė plotė. Ajo tashmė ka tė fituar njė vizė-regjim e sė shpejti dhe mė nė fund drejtimi i vetėm i saj do tė jetė Brukseli dhe do tė jetė e detyruar tė pranojė zgjidhjen e vetme tė drejtė qė Lugina e Preshevės tė mos jetė mė pjesė integrale e saj", tha nė fund Rexhepi.
Shtuar më 13/02/2010,
ora 22:42