Po e tundte lokalin me dasmorë, policia shkon pa ftuar dhe gjobit me 1 milion lekë pronarin
Administratori i një lokali dasmash në Fushë Milot është gjobitur me 1 milionë lekë pasi organizonte evente në kundërshtim me ligjin.

“Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

I penalizuari është 44-vjeçari me inicialet B.Gj.

Policia apelon të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Shtuar më 04/08/2020, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori