Organizohet në Tiranë simpoziumi “Dashuria dhe Mëshira Universale e Profetit Muhamed
Albeu.com
Për herë të parë në Tiranë, është organizuar sot simpoziumi ndërkombëtar me temë “Dashuria dhe Mëshira Universale e Profetit Muhamed (sas).”. i organizuar një ditë para programit të madh festiv në Pallatin e Kongreseve, ...Për herë të parë në Tiranë, është organizuar sot simpoziumi ndërkombëtar me temë “Dashuria dhe Mëshira Universale e Profetit Muhamed (sas).”. i organizuar një ditë para programit të madh festiv në Pallatin e Kongreseve, në të marrin kanë marrë pjesë profesorë nga universitetet më në zë të SHBA, studiues e akademikë nga Egjipti, Turqia, Kosova, Maqedonia etj. Së bashku me homologë të tyre në Shqipëri, ata kanë përçuar mesazhin fisnik të të Dërguarit të Zotit, Profetit Muhamed a.s për një botë me dashuri dhe tolerancë.

Simpoziumi organizohet nga Komuniteti Musliman Shqiptar në bashkëpunim me fondacionin Sema. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit duke vlerësuar figurën e profetit Muhamed si më të ndritshmen e njerëzimit dhe të fundit të vargut të profetëve.

Në seancën e parë të simpoziumit, kanë marrë pjesë përfaqësues të feve të ndryshme në Shqipëri, të cilët kanë dhënë mesazhin e dialogut dhe tolerancës. Të ftuar në këtë simpozium janë Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Bamir Topi, Përafqësuesi i Komunitetit Musliman turk mehmet Ajkaç, Prefekti i Tiranës Rruzhdi Keçi, Kryetari i kryegjyshatës Botërore Bektashiane Haxhi Dede Reshat Bardhi, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri, Akedemiku kosovar Prof. Dr. Feti Mediu, Prof. Dr. Abdel Halim Muhamed Uvejs i ardhur nga Egjipti, shkrimtari i njohur amerikan Dr. Richard Kelleher, shkrimtari i njohur shqiptar Agron Tufa si dhe shumë akademik të tjerë.

Ndërkohë, nesër në pallatin e Kongreseve pritet që të organizohet programi festiv artistik: “Profeti Muhamed Krenaria e Njerëzimit” . Artistë e njerëz të shquar të fushave të ndryshme me përshëndetje, ilahi dhe poezi do të shprehin vlerësimet më të larta për individin që i ndryshoi rrjedhën historisë njerëzore. Programi, që do të ketë për prezantues artistin e merituar Reshat Arbana dhe aktorin e mirënjohur Gëzim Rudi, do të rezervojë edhe shumë surpriza të tjera. Ndër ta mund të përmendim këngëtarët e shquar të skenës shqiptare Hysni Zena, Myfarete Laze, Sidrit Bejleri dhe Sabahet Vishnja që do të sjellin për spektatorët ilahi plot emocione dhe ndjenja.

Në të njëjtën kohë në hollin e Pallatit të Kongreseve të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi që për herë të parë të vizitojnë një ekspozitë me piktura dhe fotografi të rralla të amaneteve të shenjta, rrobave dhe relikteve të përdorura nga Profeti Muhamed si dhe fotografi të vjetra nga treva të ndryshme të vendit tonë.

Dita 20 Prillit përpara katërmbëdhjetë shekujsh solli në jetë njeriun që do të ndryshonte rrënjësisht këndvështrimin e të parit të botës. Edhe pas kaq shumë kohësh në zemrat e muslimanëve ka gjetur strehë ndjenja e dashurisë për Profetin e fundit dhe sa më shumë kalon koha aq më tepër rritet vlera e tij e patjetërsueshme. start
Shtuar më 20/04/2007, ora 13:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori