Organizimi dhe mbarëvajtja e ceremonisë së varrimit, përgjegjësi e TMK-së
Albeu.com
Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të kryetarit Rugova Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u ka caktuar për detyrë të bëjnë nderime gjatë homazheve dhe të përcjelljes së funeralit me nderime ceremoniale.Më 26 janar, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës kanë përgjegjësinë e plotë të përcjelljes së funeralit nga Kuvendi i Kosovës deri te Salla “ 1 Tetori” në Qendrën e Studentëve, ku do të bëhet ceremonia e fundit lamtumirëse. Organizimi dhe mbarëvajtja e ceremonisë janë përgjegjësi e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, tha zëshënësi i TMK-së, kolonel Shemsi Syla. Në përfundim të kësaj ceremonie TMK-ja do të përcjellë me nderime arkivolin e presidentit deri në varreza dhe me rastin e lëshimit të trupit në varr do të përcillet me të shtëna nderi. Për këtë ceremoni Komandanti i TMK-së ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë dhe angazhimin e të gjitha Zonave dhe Njësive Vartëse të TMK-së. rtk
Shtuar më 24/01/2006, ora 13:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori