Organizatat shqiptare ne Washington nisin lobingun per pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Organizatat e shqiptareve te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e tyre amerikane kane filluar fushaten ne Washignton per pavaresine e Kosoves.Organizatat e shqiptareve te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e tyre amerikane kane filluar fushaten ne Washignton per pavaresine e Kosoves. Lajmi behet i ditur nga burime ne Bruskel dhe Paris te cilat theksojne se per kete qellim eshte formuar “Aleanca per Kosoven e Re”, e cila finacohet nga afaristi shqiptar me banim ne Zvicer, Bexhet Pacolli.

Ky informacion behet i ditur edhe nga buletini i specializuar francez per ceshtje te sigurise e te zbulimit “Inteligence on line” sipas se ciles “Aleanca per Kosoven e Re” eshte themeluar ne dhjetor te vitit te kaluar dhe ate e drejtojne dy lobiste nga grupi amerikan “Xheferson Vaterman”,  ish nenkryetari i Keshillit Kombetar per pune te zbulimit, Samuel Haskinson dhe ish ndihmesi per tregti Lindje-Perendim ne Departamentin e Shtetit, Kempton Xhenkins.

Burime te mireinformuara diplomatike ne Bruksel shprehen se disa grupe lobiste te shqiptareve te Kosoves ne Amerike dhe Evrope, kane filluar punen per shfrytezimin e qendrave kryesore nderkombetare per realizimin e objektivit te shtruar te pavaresise se Kosoves, konkretisht per te zbatuar strategjine e ruajtjes se kompetencave me te medha shteteformuese per pushtetin e ardhshem ne Kosove.

Burimet nga Brukseli dhe Parisi shprehen se grupi iI shqiptareve i formuar ne SHBA do te jete shume i fuqishem nese vertetohen raportet qe lobi “Xheferson Vaterman” do te veproje edhe nepermjet “trupit te vet keshilldhenes” ku jane ish sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ish zevendesdertjori i CIA-s Frenk Karluci, gjenerali Robert Gard, pastaj ish ambasadori amerikan ne Shqiperi, Viliam Edvin Rajerson si dhe Fred Filding ish avokati i Presidentit Ronald Regan. balkanweb
Shtuar më 17/01/2006, ora 14:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori