Organizatat e komunitetit LGBT ankohen tek Komisionerja
Drejtuesit e dy organizatave në mbrojtje të komunitetit LGBT në Shqipëri, “Aleanca Kundër Diskriminimit” dhe “Pro LGBT”, kanë kërkuar nga Komisionerja Kundër Diskriminimit të marrjen e masave ndaj Ekrem Spahiut i cili deklaroi për një të përditshme se “Unë nuk kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato”.

Aktivistët nënshkruan në zyrën e Komisioneres një ankesë të përbashkët kundër diskriminimit dhe nxitjes së urrejtjes të bërë nga zv/ministri i Mbrojtjes dhe u njohën nga Komisionerja Irma Baraku me faktin që institucioni i saj e ka hapur sot një investigim zyrtar ex ufficio për çështjen në fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2012, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori